Vazhdojnë trajnimet në komunën e Sarajit
Pas përfundimit me sukses të trajnimeve në rajonin e Pollogut dhe rajonin e Strugës, me rreth 50 gra të trajnuara, vazhdojnë trajnimet në rajonin e Shkupit, respektivisht në komunën e Sarajit, ku janë të përfshira gra dhe vajza nga komuna e Çairit, Haraçinës dhe Sarajit.
Projekti për aftësimin e grave që të jenë konkurente në tregun e punës, realizohet nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore në bashkëpunim me Shoqatën për zhvillim lokal rural dhe Agjencionin për Zhvillim Rajonal Senec – Pezinok nga Sllovakia, dhe mundohet të rrisë numrin e grave të cilat do të jenë të afta të fillojnë një biznes të rri, apo të avansojnë biznesin të cilin veç më e kanë filluar, duke u prezantuar modele të suksesshme për gratë në biznes me qëllim të rrijtes së pranisë së grave si ndërmarrëse dhe pronare biznesesh. Ky projekt synon të ndihmojnë gratë në biznes që ato ta thyejnë tabunë se gratë nuk mund të bëjnë biznes në nivel të meshkujve.
Trajnimi në komunën e Strugës
Gratë që do të kenë idetë e tyre për biznes, edhe praktikisht do u jepet mundësia që të shohin nga afër se si udhëhiqet një ndërmarrje e suksesshme, duke realizuar edhe punë praktike në kompanitë tona anëtare.
Informim i grave në lidhje: me ekonominë e tregut, formën e marketingut të idesë së tyre dhe mënyrat e prezantimit gjatë kërkimit të punës, të mirat e përfshirjes së punës së femrave në rrjedhat ekonomike, të mirat dhe kontributi që mund të jepet në buxhetin e familjes, janë ndër qëllimet kryesore për realizimin e këtij projekti.
Faktorët shoqëror që ndikojnë në përfshirjen sociale dhe pjesëmarrjen në jetën politike, ekonomike dhe publike të grave, janë të shumtë. Pamundësia e punësimit, mungesa e vendeve të lira të punës dhe varësia ekonomike, janë ndër arsyet kryesore që shumë gra nuk janë të punësuar, por gratë e kësaj komune në shtëpi realizojnë produkte të punuar me dorë nga tekstili dhe materiale të tjera të cilat janë larg tregut dhe prezantimit në opinion.
Përmes këtyre trajnimeve në kuadër të projektit “Arsim, punësim dhe barazi për gratë e bashkësive etnike”, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mundohet të rrisë besimin në mesin e grave në lidhje me vlerën e tyre dhe cilësinë si një mundësi për të arritur përfitime financiare dhe përfshirje aktive në rrjedhat ekonomike si dhe promovimin e produkteve të bëra nga gratë në komunën e Sarajit (gjithashtu edhe të Çairit dhe Haraçinës) dhe puna e tyre të kontribuojë në familje dhe shoqëri.
Përfitimet kryesore nga këto trajnime janë kapacitetet e përforcuara (njohuritë dhe shkathtësitë) e grave nga bashkësitë etnike në zonat rurale, në drejtim të identifikimit të problemeve, nevojat dhe prioritetet e grave në bashkësi.
Trajnimet mbahen në sallën e Këshillit të komunës së Sarajit, dhe do të vazhdojnë deri më 21 Qershor 2013 (E premte), kurse më pas do të vazhdojnë në rajonin e Kërçovës, nga data 01 Korrik (E Hënë) deri më 05 Korrik (E premte).
Për më tepër informata rreth projektit, kontaktoni në e-mail fatima.vela@oemvp.org
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore | Shoqata për Zhvillim Lokal Rural |
Agjencioni për Zhvillim Regjional Senec – Pezinok |
Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian
This document has been produced with financial assistance of the Europian Union. The contents of this document are the sole responsibility of Economic Chamber of North-West Macedonia and can no under no circumstances be regarded as reflecting the position of the European Union.
Comments are closed.