Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe ProCredit Banka punojnë në partneritet në vitin 2013 dhe 2014. Qëllimi i partneritetit është fokusi i përbashkët i dy institucioneve – zhvillimi dhe përkrahja e sektorit të biznesit. Të dy institucionet punojnë sipas planit vjetor të aktiviteteve, nëpërmjet të cilave i përkrahin dhe i përfaqësojnë interesat e bizneseve.
Plani vjetor përbëhet prej ngjarjeve për edukim financiar në tema të ndryshme, aktivitete për rrjetëzim të anëtarëve dhe forume biznesi, si edhe promocione me interes për bizneset.
Kompanitë anëtare të Maqedonisë Veri-Perëndimore, nga ProCredit Banka fitojnë përkrahje të fuqishme financiare, veprimtari më të mirë bankare dhe lidhje më të mirë me partnerët e mirë tregtarë në regjion, për shkak të pranisë regjionale të ProCredit Bankës në Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Bullgari.
Sipas dy institucioneve, bizneset janë forca motorike në ekonomi, por për funksionimin dhe zhvillimin e tyre është e domosdoshme ndjekja dhe kuptimi i nevojave dhe përgjigje me përkrahje të fuqishme financiare nga banka si ProCredit.
Për fotografi nga aktiviteti:
https://www.facebook.com/odaoemvp/media_set?set=a.375147519287268.1073741856.100003760684172&type=1



