Sot Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore realizoi takim me Ministrin për punë dhe politikë sociale z. Dime Spasov, ku ishin prezent edhe kompanitë anëtare të Odës.
Në takim u diskutua për mundësitë e ndryshme për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së këtyre personave në shoqëri, duke përmirësuar aftësitë e tyre të punësimit nëpërmjet trajnimit dhe punës praktike, gjithashtu duke i përkrahur këta persona me aftësi të kufizuara të fillojnë bizneset e tyre.




