Qeveria prezente në drekën e punës të OEMVP-së, u ballafaqua me problemet e biznesit
Shkup, 16.03.2022 – Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore kishte të pranishëm në drekën e punës Kryeministrin e RMV-së z. Kovaçevski, zëvendëskryeministrin e parë z. Artan Grubin, zëvendëskryeministren për qeverisje të mirë, znj. Gërkovska si dhe ministra të sektorëve të rëndësishëm ekonomik, përfshirë këtu z. Bekteshi, z. Besimi dhe z. Boçvarskin.
Kjo drekë pune e arriti qëllimin e saj, ku anëtarëve të OEMVP-së iu mundësua të parashtrojnë çështjet e tyre drejtpërdrejtë deri tek përfaqësuesit më të lartë qeveritar, dhe të njëjtit morën përgjigjet përkatëse. Prezent ishin edhe përfaqësues të bizneseve eminente në vend, kështu duke realizuar edhe këtë aktivet me sukses duke pasur parasysh që bizneset janë duke u përballur me kriza të njëpasnjëshme.
Sektori privat punëson mbi 650 000 punëtorë si dhe është lokomotiva e mirëqenies sociale dhe ekonomike e vendit tonë, dhe për këtë arsye OEMVP vazhdon të realizojë planin e saj vjetor i ngritur mbi strategjinë e saj 4 vjeçare e cila synon interesin kolektiv ekonomik të shoqërisë, biznesit dhe shtetit në përgjithësi.