Takim pune me Ambasadorin e SHBA-së

   Takimi u realizua me strukturat drejtuese të Odës, kurse qëllimi i takimit ishte njohja më afër e Ambasadorit të SHBA- së me veprimtarinë e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, funksionimin e saj, si dhe aktivitetet  e ardhshme të planifikuara.     Kryetari Kuçi i njoftoi Ambasadorin Wohlers me rëndësinë e ekzistimit të OEMVP si dhe rolin e saj në përmirësimin e klimës së biznesit në Maqedoni, vështirësitë me të cilat ballafaqohet biznesi në përgjtihësi, dhe biznesi shqiptar në veçanti. Poashtu nga ana e OEMVP-së iu kërkua Ambasadorit Wohlers që të shfrytëzojë autoritetin e tij në gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë për anëtarësim të Maqedonisë në strukturat e NATO-s dhe UE-së, gjë kjo që do kontribuonte në mënyrë të dukshme në avanncimin e shvillimit të ekonomisë vendore.

  Nga ana tjetër Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni z. Paul D. Wohlers, shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen e organizuar nga ana e Kryetarit të OEMVP-së, duke theksuar se ky është veç fillimi të një bashkëpunimi  edhe më të frytshëm  ndërmjet Ambasadër dhe OEMVP-së. Interes të veçantë Ambasadori Wohlers i kushtoi  formës së bashkëpunimit mes odave ekonomike në Maqedoni si dhe vështërësive me të cilat ndodhet biznesi në përgjithësi.

  Gjithashtu, si temë diskutimi ishte edhe identifikimi i mundësive të përbashkëta për bashkëpunim të ndërsjelltë ndërmjet OEMVP-së dhe Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni në promovimin e mundësive për bashkëpunim mes kompanive anëtare të  OEMVP-së dhe kopanive potenciale nga SHBA për investime në Maqedoni.

 

Comments are closed.