Përmes punës praktike deri tek aftësi të reja

  Rreth 20 pjesëmarrëse nga Tetova, Shkupi dhe Kërçova në Nëntor të këtij viti, kanë filluar me punë praktike përmes së cilës do të arrijnë deri tek aftësi të reja në kuadër të veprimtarisë së kompanisë ku edhe janë angazhuar.

  Për Tirana A. dhe Adelina A. kjo është përvojë e parë pune. Thonë se ditët e para kanë qenë pak të vështira, por me kohë kanë gjithçka u është dukur më interesante dhe kanë filluar të kenë më tepër interes edhe për veprimtari tjera mbrenda kompanise. Falë kësaj përvoje, ato është e interesuar dhe e gatshme të merr pjesë edhe në trajnime dhe seminare tjera.

  Në Dhjetor, do të angazhohen edhe disa pjesëmarrëse tjera nga Struga, Tetova dhe Shkupi. Puna praktike zgjatë prej 1 deri 3 muaj dhe më pas do të mund të vazhdojnë realizimin e idesë së tyre edhe përmes inkubatorit të parë pilot rural, i cili u hap në rajonin e Pollogut, respektivisht në komunën e Bogovinës, ku do të jepen shërbime dhe këshilla falas për të gjitha gratë që duan të vetëpunësohen apo avansojnë biznesin e tyre ekzistues.

  Për më tepër informata rreth projektit, kontaktoni në e-mail fatima.vela@oemvp.org

 

 

                                                                                                
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore Shoqata për Zhvillim Lokal Rural

Agjencioni për Zhvillim Regjional Senec – Pezinok

 

 Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian                                     

 

 

 This document has been produced with financial assistance of the Europian Union. The contents of this document are the sole responsibility of Economic Chamber of North-West Macedonia and can no under no circumstances be regarded as reflecting the position of the European Union.



Comments are closed.