OEMVP: Odë me përgjegjësi shoqërore
21.07.2021 – Sot, në hapësirat e OEMVP u realizua takim pune mes përfaqësuesve të Odës dhe përfaqësuesve të USAID Maqedoni e Veriut.
Në këtë takim, delegacioni i përbërë nga Drejtoresha e sapo zgjedhur e Zyrës së Zhvillimit të Përgjithshëm të USAID-it, znj. Dawn Carmin dhe znj. Natasha Buleska, specialiste për edukim dhe media patën mundësi të njihen më nga afër me punën dhe misionin e Odës, duke u fokusuar në aktivitetet dhe programin e saj për përgjegjësi shoqërore të bizneseve.
USAID Maqedoni e Veriut gjithmonë ka qenë mbështetëse e fuqishme e OEMVP dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë në po të njëjtën frymë në arritjen dhe përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta të të dyja palëve.
OEMVP, si odë e dëshmuar me përgjegjësi shoqërore gjithmonë është në mbrojtje të interesave të biznesit, të cilët në vazhdimësi kontribuojnë në përmirësim e mirëqenies shoqërore në vend dhe më gjërë.