Miratohen ndryshimet dhe plotësimi i Ligjit për mbështetje financiare të investimeve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve i cili u shpall në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut numër 178, më 4 gusht 2021.

Ndryshimet përfshijnë lehtësim të kushteve për aplikim, të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e barabartë rajonal, por gjithashtu do të përshpejtojnë procedurat për pagesën e mjeteve.

Ndryshimet poashtu përfshijnë një ndryshim në kushtet për dhënien e mbështetjes financiare për kompanitë që kanë investuar në kushtet e KOVID me një dispozitë kalimtare të vlefshme në vitin 2021 që lejon rënien e të ardhurave deri në 15% në vitin 2020 për lidhjen e kontratave të reja, ndërsa kushtet për të ardhurat nga veprimtaria dhe për të punësuarin nuk do të zbatohen kur do të paraqitet kërkesë për pagesë.

Poashtu është bërë ndryshim në llojet e kompanive që do të mund të lidhin kontrata duke rregulluar më vonë kushtet e saj, domethënë lirimin e rregullave në fushën e mbajtësve të licencave, prodhuesve të mallrave të akcizës, kryerësve të veprimtarisë me interes publik, prodhimtari e dedikuar etj.

Ligji i ri gjithashtu sqaron dhe thjeshtëzon disa nga masat dhe kriteret e masave, në përputhje me analizën e shfrytëzimit dhe specifikimin e kushteve për investime nga diaspora dhe rritjen e përqindjes së mbështetjes financiare nga 10% në 15%.

Një ndryshim i rëndësishëm në ligjin e ri është rregullimi i zhvillimit të barabartë rajonal, kështu që kompanitë që do të zbatojnë projekte investimi në rajonet më pak të zhvilluara planore do të marrin mbështetje  financiare shtesë. Mbështetja shtesë do të llogaritet si diferencë në përqindje midis rajonit me vlerën më të lartë të PBB -së për kokë banori dhe vlerës së PBB -së për kokë banori në rajonin në të cilin është realizuar investimi.