Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Vazhdon Karvani i OEMVP në Dibër

Vazhdon Karvani i OEMVP në Dibër

  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore i vijoi aktivitetet e saja në kuadër të Karvanit të OEMVP-së, dhe këtë herë takimi u mbajt në Hotelin Venec në Dibër. 

  Takimi në Dibër u mbajt më 06 Qershor me përfaqësues anëtare të Odës nga ky rajon.

  Takimin e hapi drejtori ekzekutiv i OEMVP-së z. Arben Halili, i cili theksoi rëndësinë e anëtarëve tanë të cilët mundësuan që OEMVP-ja të jetë faktorë relevant dhe me ndikim në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon. Ai gjithashtu e bëri prezantimin e rezultateve për vitin 2013 dhe planeve për vitin 2014 të OEMVP-së. 

  Gjithashtu, u diskutua rreth problemeve të ndryshme që hasin kompanitë tona gjatë realizimit të biznesit të tyre, duke shkëmbyer përvoja dhe sugjerime për zgjedhjen e tyre. 

  Në këtë takim prezent ishte edhe z. Jakub Marku, përfaqësues nga Njësia rajonale e Agjencisë për punësim të RM, i cili i foli rreth politikave të punësimit dhe cilat masa merren për zbutjen e papunësisë në këtë qytet. Duke theksuar se ka mundësi të shumta të cilat kompanitë duhet t’i shfrytëzojnë.  

2