Takimi u mbajt në hotel Epinal me fillim në ora 11:00, bashkë me përfaqësuesit e kompanive të Manastirit dhe stafi i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, me kryetarin z. Menderes Kuçin.
Pas një prezantimi të punës së OEMVP-së nga ana e zv.Drejtorit Ekzekutiv, z. Arben Halilit, u diskutua rreth problemeve të ndryshme që janë me rëndësi për kompanitë e këtij rajoni, dhe u propozuan mundësitë e zgjedhjes së tyre. Takimi u përmbyll me prezantimin e shqetësimeve të kompanive si dhe nevojat e tyre për shërbime të ndryshme nga ana e OEMVP-së.
Përfaqësuesit e OEMVP-së, pas takimit me kompanitë, vizituan edhe dy kapacitete prodhese të ujit në këtë qytet.
Takimi i ardhshëm do të mbahet në qytetin e Gostivarit (24 Maj 2013) në hotel Ignacia me fillim në ora 11:00.



