Home / Lajmet / Njoftime / Takim me kompanitë e Tetovës

Takim me kompanitë e Tetovës

  Takimi u mbajt në hapësirat e komunës së Tetovës me fillim në ora 10:00, bashkë me përfaqësuesit e kompanive të Tetovës dhe stafi i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, me kryetarin z. Menderes Kuçin.

   Pas një prezantimi të punës së OEMVP-së nga ana e zv.Drejtorit Ekzekutiv, z. Arben Halilit, u diskutua rreth problemeve të ndryshme që janë me rëndësi për kompanitë e këtij rajoni, dhe u propozuan mundësitë e zgjedhjes së tyre. Takimi u përmbyll me prezantimin e shqetësimeve të kompanive si dhe nevojat e tyre për shërbime të ndryshme nga ana e OEMVP-së.

  Kryetari i OEMVP-së, z. Menderes Kuçi përshëndeti të pranishmit dhe uroi që kjo organizatë që tubon bizneset të zgjerohet edhe më tej dhe ka synime të tjera për promovimin dhe zhvillimin e biznesit në Maqedoni. Ai me theks të veçantë përmendi bashkëngjitjen e bizneseve shqiptare të Tetovës, në këtë institucion organizues, që mbron dhe promovon bizneset brenda dhe jashtë vendit. 

      Zv.Drejtori i OEMVP, informoi mbi punën, arritjet dhe planet e mëtejme të kësaj ode, duke shtuar se pas aktivitetit 7 vjeçar, OEMVP është shëndërruar në partner të barabartë i odave ekonomike në Maqedoni dhe më gjërë. 

      Sipas tij, OEMVP në periudhën e ardhshme planifikon projekte edhe më të gjëra , duke zgjeruar fushat e promocionit, zgjerimin e debatit me institucionet qeveritare dhe institucione tjera. 

  Takimi i ardhshëm do të mbahet në qytetin e Manastirit (18 Maj 2013) në hotel Epinal me fillim në ora 11:00.

 

  Për më tepër informata mund të kontaktoni në e-mail info@oemvp.org


2