Sot në hapësirat e Ministrisë për Punë të Jashtme kryetari i OEMVP-së z.Nebi Hoxha morri pjesë në takimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Greqinë dhe përfitimeve nga i njejti, i kryesuar nga ministri z.Bujar Osmani.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si katalizatorë i zhvillimit ekonomik vlerëson lartë bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe gjithmonë synon të thellojë bashkëpunimin, me anë të të cilit mundësohet krijim i një klime të volitshme për zhvillimin e sektorit të biznesit dhe njëkohësisht ekonomisë në vend.







