Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore më 01 Qershor Maj 2013 në Kërçovë, realizoi takim me anëtarët e saj. Takimi është në kuadër të Karvanit të OEMVP-së që është gjatë muajit maj dhe qershor në qytetet ku ajo vepron. Takimi u mbajt në hotelin Arabella në Kërçovë.
Prezantimi i rezultateve për vitin 2012 dhe planeve për vitin 2013 të OEMVP-së u bë nga ana e zëvendësdrejtorit ekzekutiv, z. Arben Halilit. Gjatë takimit u diskutua rreth problemeve të ndryshme që janë me rëndësi për kompanitë e këtij rajoni, dhe u propozuan mundësitë e zgjedhjes së tyre.
Aktivitetin e Odës e përshëndeti edhe kryetari i Këshillit Komunal të Kërçovës, i cili edhe ofroi mbështetje maksimale Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, në lidhje me të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me këtë komune, por edhe më gjerë.
Të pranishëm ishin edhe një numër i madh i afaristëve të cilët me shumë kënaqsi e pritën këtë takim dhe shprehën interesim të madh që në të ardhmen të kontribuojnë në Odë dhe të bëhen edhe anëtarë të saj.
Takimi u përcjell edhe nga mediat lokale.
Takimi i ardhshëm do të mbahet në qytetin e Kumanovës më 04 Qershor 2013 (E martë).



