Takimi u mbajt në restoran Royal me fillim në ora 13:00, bashkë me përfaqësuesit e kompanive të Strugës dhe stafi i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, me kryetarin z. Menderes Kuçin.
Pas një prezantimi të punës së OEMVP-së nga ana e zv.Drejtorit Ekzekutiv, z. Arben Halilit, u diskutua rreth problemeve të ndryshme që janë me rëndësi për kompanitë e këtij rajoni, dhe u propozuan mundësitë e zgjedhjes së tyre. Takimi u përmbyll me prezantimin e shqetësimeve të kompanive si dhe nevojat e tyre për shërbime të ndryshme nga ana e OEMVP-së.
Kryetari i OEMVP-së, z. Menderes Kuçi përshëndeti të pranishmit dhe uroi që kjo organizatë që tubon bizneset të zgjerohet edhe më tej dhe ka synime të tjera për promovimin dhe zhvillimin e biznesit në Maqedoni. Ai theks të veçantë i kushtoi bashkangjitjes së bizneseve të ndryshme si anëtare të OEWMVP-së nga rajoni i Strugës, pa dallim përkatësie etnike, sepse ky institucion mbron dhe promovon biznesin në të gjitha nivelet, si mbrenda vendit ashtu edhe jashtë.
Zv.Drejtori i OEMVP-së, informoi mbi punën, arritjet dhe planet e mëtejme të kësaj ode, duke shtuar se OEMVP është shëndërruar në partner të barabartë i odave ekonomike në Maqedoni dhe më gjërë.
Sipas tij, OEMVP në periudhën e ardhshme planifikon projekte edhe më të gjëra, duke zgjeruar fushat e promocionit, zgjerimin e debatit me institucionet qeveritare dhe institucione tjera.
Takimi i ardhshëm do të mbahet në qytetin e Kumanovës (04 Qershor 2013) në restoran Ambrella me fillim në ora 11:00.


