Karvani i OEMVP-së në Shkup

  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon me aktivitetin Karvani i OEMVP-së. Sot më 30 Maj 2013 në Shkup, realizoi takim me anëtarët e saj nga ky qytet. Takimi  u mbajt në Hotel New Star  me fillim në ora 11:00.

  Takimin e hapi kryetari i Odës, z. Menderes Kuçi, i cili tha se OEMVP-ja punon në kapacitet të plotë së bashku me faktorët politik të vendit, duke shpresuar që së bashku do të kalojmë procesin e zgjatur të Maqedonisë në tranzicion. Më pas, theksoi rëndësinë e anëtarëve tanë, duke potencuar se sa më shumë anëtarë që kemi, aq më shumë forcohet OEMVP-ja duke u  bërë faktorë më relevant dhe më me ndikim në vend, dhe se “anëtarët janë forca jonë”.

Ndërsa, prezantimin e rezultateve për vitin 2012 dhe planeve për vitin 2013 të OEMVP-së e bëri  zëvendësdrejtori ekzekutiv, z. Arben Halili. Pas prezantimit, kryetari prezantoi para kompanive edhe mundësitë e bashkëpunimit me komunat dhe memorandumet e nënshkruara me ato, duke shtuar se edhe pse OEMVP del në opinion me qëndrime të kundërta  nga qeveria, kjo nuk domethënë se ka armiqësi me pushtetin, por vetëm se mbron intereset e biznesit dhe anëtarëve të saj. Gjithashtu, edhe bashkëpunimi me kompanitë ndërkombëtare dhe të vendit, ishte temë diskutimi, sepse Oda beson në potencialin që kanë kompanitë lokale dhe rajonale.

  Krejt në fund, u diskutua rreth problemeve të ndryshme që hasin kompanitë tona gjatë realizimit të biznesit të tyre, duke shkëmbyer përvoja dhe sugjerime për zgjedhjen e tyre.

  Takimi i radhës do të mbahet në Kërçovë (Restoran Arabella, ora 10:30) dhe Strugë (restoran Royal, ora 13:00) me datë 01 Qershor 2013 (E shtunë).

  Për më tepër informata kontaktoni në info@oemvp.org 

Comments are closed.