Takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, z. Gjergj Dedaj.

Në hapësirat e OEMVP u mirëprit Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, z. Gjergj Dedaj. Ai shprehu përgëzime për iniciativat e Odës për bashkëpunim rajonal, e sidomos për bashkëpunimin mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Këto iniciativa duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe të krijohet edhe një bashkëpunim më i thellë mes shteteve në rajon.

OEMVP çdoherë ka mbështetur rajonalizimin e ndërmarrjeve në vend dhe qasjen në tregje të huaja.