Takim me ministrin pa portofol përgjegjës për rregullimin për të përmirësuar klimën e investimeve për ndërmarrjet vendase, z. Hisen Xhemaili.

Sot, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, mirëpriti Ministrin pa portofol përgjegjës për rregullimin për të përmirësuar klimën e investimeve për ndërmarrjet vendase, z. Hisen Xhemaili.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i mundësive për bashkëpunim mes Odës dhe Kabinetit të Ministrit Xhemaili si dhe gjetjen e mënyrave për të stimuluar sa më shumë investimet brenda shtetit, duke ndihmuar në këtë mënyrë edhe në rregullimin e klimës së biznesit në vend, gjë e cila është në përputhje me vizionin  e Odës për të përfaqësuar interesat e bizneseve si dhe për të krijuar  mjedis të përshtatshëm për zhvillim.

 

Kompanitë duhet të informohen për mbështetjet financiare që i ofron shteti dhe njëkohësisht të përmirësohet ajo mbështetje, duke mbuluar përkrahjen administrative dhe financiare. OEMVP si përkrahëse e biznesve gjithmonë i informon bizneset për qasje më të lehtë tek financat që ofrohen nga institucionet shtetërore.