Shitja dhe sfidat e reja

Nico Berberu është eksperti që trajnoi udhëheqësit e 15 kompanive të zgjedhura brenda Programit të Transformimit Post Covid 19 të realizuar nga OEMVP me mbështetjen e Projektit të USAID-it për zhvillim të ekosistemit afarist.

Trajnimi, me temë Shitje, është trajnimi i dytë për menaxherët e këtyre ndërmarrjeve brenda këtij projekti. Në trajnim u diskutuan të gjitha sfidat potenciale të lidhura me shitjen dhe Covid-19, për atë si të arrihet deri te blerësi ideal, si të bëhet një politikë çmimesh, si të përcaktohet saktësisht se çfarë dëshiron blerësi, ndryshim i shprehive të blerësve nën shtypjen e pandemisë dhe pyetje të tjera të lidhura me rritjen e shitjes në këtë periudhë të vështirë për kompanitë. Gjatë trajnimit, përfaqësuesit e OEMVP-së dhe trajnuesi u përgjigjen në pyetje të pjesëmarrësve për shitjen.

Përmes këtij programi, OEMVP ndihmon kompanitë të rrisin konkurrencën dhe produktivitetin e tyre dhe t’i tejkalojnë sfidat me të cilat përballen për shkak të pandemisë. Trajnime të tilla u mundësojnë menaxherëve të fitojnë aftësi të reja dhe përmes aplikimit të tyre proaktiv në punën e tyre të përditshme të arrijnë një numër të kënaqshëm të shitjeve. Mbështetja e bizneseve lokale është thelbësore për zhvillimin e ekonomisë dhe përballjen  me pasojat ekonomike të pandemisë.