Afaristët: “Mini schengen”-i ballkanik të përfshijë të gjitha vendet

Sipas drejtorit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Dilon Iseni, kjo ide është e mirë vetëm nëse në të përfshihen të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë dhe Kosova dhe Mali i Zi.

“Gjithsesi duhet të përfshihen të gjitha shtetet, edhe Kosova, edhe Mali i Zi dhe jo për arsye politike disa shtete të lihen anash. Ideja e bashkëpunimit rajonal është ajo që i ka paraprirë dhe Bashkimit Evropian dhe gjithsesi ne, si sektor i biznesit e përshëndesim këtë ide mbase kjo duhet të jetë dhe fillim i një menatlitei të ri për të frymuar këto vende në mënyrë evroiane me atë që do të shihen mundësitë se si të tejkalohen problemet që janë evidentuar me CEFTA-n”, potencon ai.

https://www.evropaelire.org/a/30197348.html?fbclid=IwAR1fe-0_ZOKXlDBzWVmbNrMMcjfvlk1MHRzyBD0y_gs80rcX6AI-dj4AbE4