Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore më datë 12 Tetor 2012 në Tiranë, mbajti një takim bilateral me Drejtorin e përgjithshëm të Union Bankës në Shqipëri, z. Gazmend Kadriu.
Në takim u biseduan tema të rëndësishme për të dy palët në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësitë të cilat i ofron kjo bankë si mbështetje për anëtarët tanë që operojnë me bizneset e tyre në Republikën e Shqipërisë, duke iu ofruar shërbimet bankare përshtatur me nevojat e tyre.
OEMVP-ja e sheh rolin e saj si ndërmjetësues në zhvillimin dhe lehtësimin e marrëdhënieve tregtare Maqedoni – Shqipëri, duke i parë të gjitha mundësitë reale që ekzistojnë për realizimin e tyre.
Gjatë këtij takimi inicial, të dy palët rranë dakord që të vazhdohet me takimet edhe në të ardhmen që të detajohen mundësitë e bashkëpunimit dhe gjithashtu shërbimet e ndryshme që mund të ju ofrohen të gjitha bizneseve anëtare të Odës që operojnë në tregun shqiptar.


