Hapja oficiale e projektit të USAID-it për zgjerim të bizneseve të vogla në Pollog

     Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, Qendrën për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, GIZ – Deutsche Gesellschaft fur internationale Zusammenarbeit, RENOVA dhe Vezë Sharri.

  Në këtë prezantim ishin të pranishëm edhe ministri i ekonomisë z. Valon Saraqini, i cili edhe bëri hapjen oficiale të projektit,  edhe përfaqësues nga institucionet tjera shtetërore, dhe kompani private nga rajoni i Pollogut.

“Këtu nuk do të jemi vetëm formalisht për të marrë pjesë për të zbukuruar forume të ndryshme por ne kemi projekt konkret aksionar, dhe detektojmë defektet dhe mundësitë të cilat janë të bizneseve të vogla ku mund të ndihmohet me këso lloj projektesh në mënyrë që të ngrisim aspektin kualitativ të veprimit qoftë të kompanive dhe në përgjithësi të ngrisim standardin në nivel të shtetit “ , tha z.Menderes Kuçi, Kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore.

  Gjithashtu, fjalim patën drejtori i misionit të USAID-it në Republikën e Maqedonisë z. Robert Vurc, drejtori i projektit të USAID-it për zgjerim të bizneseve të vogla në Pollog z. Karl Larkins, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, z.Fatmir Bytyqi, kryetarë të komunave e tjerë.

  Të gjitha kompanitë që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij projekti, duhet të dorëzojnë pranë autoriteteve, ide cilësore të biznesit, dhe më pas, ekipi që punon mbi këtë problematikë, të fillojë zbatimin e projektit. Dy firmat të rajonit të Pollogut sapo kanë nisur të korrin fitimet e para nga ky projekt.


Comments are closed.