Hapja solemne e projektit “Javët Biznesit Kosovar” në Prishtinë

  Aleanca Kosovare e Biznesit në bashkëpunim me prodhuesit kosovarë, filloi fushatën për konsumimin e produkteve vendore “Javët e Biznesit Kosovar 2012″. Gjatë kësaj jave janë planifikuar aktivitete nëpër disa kryeqendra të Kosovës me qëllim të promovimit të produkteve vendore dhe sensibilizimit të popullatës për cilësinë e këtyre produkteve.

  “Java e biznesit do të ndikojë te qytetarët që të konsumojnë më shumë produkte vendore, të cilat janë cilësore. “Javët e Biznesit Kosovar”, do të vazhdojnë edhe në Pejë, Ferizaj, Mitrovicë dhe në qytetet tjera të Kosovës. Javët e biznesit AKB-ja i ka organizuar që nga viti 2003″, ka thënë Agim Shahini nga AKB.

  “Ky aktivitet sipas ministrit të zhvillimit ekonomik Besim Beqaj, zhvillohet në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.” Javët e Biznesit Kombëtar, nisën nga Kosova dhe po udhëtojnë drejt Maqedonisë, Kosovës Lindore, Shqipërisë dhe Mali të Zi.

  Mesazhi i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, është “Unë konsumojë prodhime vendore, po ju?”. Këto iniciativa sipas pjesmarrësve në fillimin e “Javës së biznesit kosovar” do të japin fryte jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në bashkëpunimin më të mirë të trojeve shqiptare.

Comments are closed.