Home / Lajmet / Njoftime / Takim afarist në mes anëtarëve të OEMVP-së

Takim afarist në mes anëtarëve të OEMVP-së

SL741644_709327230 

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore më datë 26 Dhjetor 2013 organizoi takim fundviti me gazetarët. Qëllimi i këtij takimi ishte që të bëhet një rezyme përmbyllëse nga ana e Kryetarit të OEMVP-së z. Menderes Kuçi për vitin që lëmë pas, përshtypjet për mbarëvajtjen ekonomike, por mbi të gjitha të krijojmë mundësinë e një komunikimi më ndryshe në mes përfaqësuesve të biznesit dhe gazetarëve. 

  Viti  i kaluar ishte një periudhë e vështirë për ekonominë e vendit, por ishte dhe vazhdon të mbetet e tillë edhe për gazetarët. Prandaj ne si OEMVP vendosëm që këtë takim fundviti ta realizojmë me gazetarët. Me këtë duam të përcjellim edhe një mesazh të qartë, se pa gazetari të lirë, smund të ketë as ekonomië të lirë, as informim të shëndoshë e rrjedhimisht as të ardhme të ndritur.

Viti i ri 2014, presim që të jetë viti i stabilizimit të përgjithshëm ekonomik. Shenjat e para tashmë po vërehen, por përveç sektorit të ndërtimtarisë, shteti duhet kushtuar kujdes të veçantë edhe sektorëve të tjerë, sepse vetëm kur të kemi një stabilizim të të gjithë sektorëve, mund të themi që kemi dale nga kriza e përgjithshme globale. Kujdes i veçantë duhet theksuar  përmirësimit të infrastrukturës rrugore, hapjes së tregjeve të reja, zhvillimit të barabartë rajonal dhe jo koncentrimit të investimeve vetëm nëpër disa zona të caktuara. Poashtu më se e rëndësishme është që viti 2014 të shënojë edhe investimet e para në Zonën e lire ekonomike të Tetovës.” – tha kryetari z. Menderes Kuçi.

  Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit të Fondacionit të Maqedonisë për Zhvillim të Ndërmarrësisë për përkrahjen e strategjisë së OEMVP-së për ngritjen e kapacitetit të OEMVP-së, dhe i njëjti u mbështet financiarisht nga ky fondacion.