OEMVP pjesëmarrëse në panelin “Mekanizmat për mbështetjen e të rinjve për të mbajtur biznesin e tyre dhe për të krijuar punësim të qëndrueshëm”

Nënkryetarja e OEMVP-së si dhe njëherit përfaqësuese e grupacionit të teknologjive Informative znj. Vlora Ademi, ishte në panelin me tëme “Mekanizmat për mbështetjen e të rinjve për të mbajtur biznesin e tyre dhe për tëkrijuar punësim të qëndrueshëm”
organizuar nga Fondacioni Albiz.
Ajo vuri theks të veçantë në nevojën për lehtësimin e taksave personale dhe të korporatave dhe rregullorve qeveritare për përmirësimin e mjedisit për të bërë biznes sidomos në sektorin e IT-së.
OEMVP dhe anëtarët e strukturave të sajа, çdoherë kanë përfaqësuar denjësisht biznesin duke qenë pjesë aktive e iniciativave dhe ngjarjeve të ngjashme si kjo të cilat paraqesin mundësi të mirë për të shpalosur qëndrimet tona si odë në interes të biznesit dhe anëtarësisë.