Home / Lajmet / Njoftime / Sipërmarrësi i vitit 2012

Sipërmarrësi i vitit 2012

  “Sipërmarrësi i vitit 2012” është manifestim tradicional, i cili këtë vit festoi 6 vjetorin e ekzistimit dhe u organizua me iniciativë të Lidhjes së Odave të Maqedonisë, Fondacionit të  Maqedonisë për Zhvillim të Ndërmarrësisë dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

  Ky është aktivitet për zhvillimin e sipërmarrësve në vend, nëpërmjet promovimit të sipërmarrësve më të suksesshëm të vogël dhe të mesëm në Republikën e Maqedonisë. 

  “Sipërmarrësi i vitit 2012” i identifikon pikërisht këto sipërmarrës të cilët janë në kërkim të përhershëm të mundësive, shfrytëzimin e tyre dhe mënyrën e profitit nga të njëjtat, marrjen e sfidave dhe rreziqeve, inovacioneve, si dhe aftësive menaxheriale që çojnë në rritje dhe zhvillim të sipërmarrsisë.

  Pronari i “Poliesterday” – Shkup, Filip Spasovski, fitoi çmimin për sipërmarrësin e vitit në kategorinë e ndërmarrjeve të vogla, kurse çmimin e dytë e morri Servet Qazimi, pronar i qumështores “Sentis Ag” nga Tetova.
 
  Në kategorinë e mikro ndërmarrjeve, çmimin e parë e fitoi Boro Andonovski, menaxhues i “Abiks” – Shkup, ndërsa çmimin e dytë e fitoi Jumni Bakiji, menaxhues i JU-SM nga Brvenica.

   Në të dy kategoritë e ndërmarrjeve, fituesit e çmimeve të para morrën statuјa prej arri dhe vauçer në vlerë prej 50.000 denarë, kurse fituesit e çmimeve të dyta morrën statuja prej argjendi dhe vauçer në vlerë prej 25.000 denarë.

   Ministri i Ekonomisë Valon Saraqini, ndau çmimin për “Kompaninë më inovative të vitit 2012”, kompanisë HZM Labs – Ekstrim Labs nga Manastiri, menaxhuar nga Pece Angelkovski.

  Përzgjedhja është bërë duke u bazuar në të dhënat nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë. Si sipërmarrës më të mirë të mikro kompanive dhe kompanive të vogla zgjidhen ata të cilët për tre vitet e fundit të punës, kanë rritje të numrit të punëtorëve, rritje stabile në të ardhura, fitime dhe rritje të investimeve. Zgjedhja finale është bërë në bazë të pyetësorëve të dorëzuar nga kompanitë që kanë shfaqur interes, vizita në terren dhe analizave në bazë të kriteriumeve të vendosura paraprakisht.


2