Organizatorë të panairit janë AKB-ja, KASH-i, Komuna e Ulqinit, Komuna e Preshevës, Komuna Bujanovc, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë nga Tirana.
Panairi do të mbahet në Molin e Madh (Plazhi i vogël) me fillim në ora 19:00. Në hapjen zyrtare të Panairit do të marrin pjesë edhe z. Agim Shahini, kryetari i AKB-së, z. Enver Farizi, kryetar i KASH-it, z. Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës, z. Nazif Cungu, kryetar i komunës së Ulqinit, si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, z. Menderes Kuçi.
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj më së voni deri 20.06.2012 (E mërkurë), duke na dërguar edhe listen e mallrave që do të ekpozoni. Listat e përmendura na nevojiten për lajmërimin e doganës në mënyrë që të sigurojmë kalim të lehtë të kufirit për të gjithë pjesëmarrësit.
Për çdo informatë kontaktoni në: Tel: 02/3239-252
E-mail: fatima.vela@oemvp.org


