Sot, më datë 19 Prill 2012, u mbajt Press Konferencë në Ministrinë e Ekonomisë, e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Ministria e Ekonomisë.
Në këtë Press Konferencë mediat u informuan për ngjarjet kryesore që vijojnë më 20 dhe 21 Prill 2012, ku u shpalos programa lidhur me organizimin e Panairit ndërkombëtar dhe Forumit Ekonomik në kuadër të “Javëve të Biznesit Kombëtar”, aktivitet i cili do të mundësojë bashkimin tregtar rajonal dhe një klimë të përshtatshme biznesore.



