Përkushtimi i OEMVP jep rezultat – Gjykata Kushtetuese fillon shqyrtimin e Ligjit për Solidaritet
Pas më shumë se një viti nga dorëzimi i iniciativës nga OEMVP në Gjykatën Kushtetuese, në seancën e 30-të të ditës së djeshme (20 nëntor 2024), gjykata vendosi që të fillojë procedurën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ligjit për Solidaritet.
OEMVP vlerëson se ky ligj është anti-kushtetues dhe se i njëjti duhet të anulohet dhe të gjithë kompanive të dëmtuara nga ligji për solidaritet, duhet të u kthehen mjetet.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, asokohe, organizoi takim me të gjithë anëtarët e prekur nga ky ligj, duke marrë vendim të përbashkët për të ankimuar të njëjtën.