ProCredit Banka i promovoi prodhuesit të prodhimeve organike në tregun gjerman

  ProCredit Banka, selia e së cilës është në Frankfurt Gjermani i promovoi prodhimet organike të shtetit tonë në panairin e prodhimeve organike, i cili u mbajt më 29 nëntor në Essen, Gjermani. Qëllimi i pjesëmarrjes në panair është përkrahja dhe promocioni i segmentit të Maqedonisë të agro biznesit, duke krijuar mundësi për rritje dhe bashkëpunim ndërkombëtar në Gjermani.

  ProCredit Banka prezantoi 11 kompani nga Maqedonia të disa segmenteve: përpunimi i pemëve dhe perimeve organike, prodhime organike nga brumi, blegtoria, tregtia me mish, tregtia me pemë, perime, kërpudha dhe prodhime të tjera të egra, të cilat posedojnë certifikata për prodhimtari organike dhe tregti me prodhime organike.

Nëpërmjet promovimit të prodhimeve organike të regjioneve të ndryshme ku punon ProCredit Banka, zhvillohen mundësitë për shkëmbim tregtar dhe eksport, si edhe për shkëmbim të teknologjive. 

 



Comments are closed.