Mbledhja e V-të e Këshillit Drejtues dhe Këshillit Mbikqyrës
Sot Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mbajti mbledhjen e V-të të Këshillit Drejtues dhe Këshillit Mbikqyrës. Në mbledhjen e sotme në rend dite ishin pikat: Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së fundit të mbajtur me datë 07 Tetor 2013; Prezantimi i projektit “Gala mbrëmje humanitare për fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të posaçme nga shoqata e invalidëve “Shpresa”-Shkup; Takimi me Kryeministrin Gruevski; Miratimi i projektit “Mbrojtja e markave të prodhimeve nga brezi kufitar” e tjerë.
Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhjeje u realizua edhe një takim pune me drejtorin e Albsig z. Hashim Rexhepi, i cili prezantoi shërbimet që ofrojnë kompanive.
Comments are closed.