Ndërmarrësi shqiptar Gorçaj tregon këshilla se si mund të udhëhiqet një top kompani në Maqedoni
Agim Gorçaj është Menaxher Gjeneral i Mega Auto Parts dhe ai ka folur për Telegrafi Maqedoni për të treguar se si ka rritur brendin e kompanisë së tij por edhe për planet për zgjerim në të ardhmen. Së bashku me OEMVP-në, me ndërmarrësin Gorçaj kemi folur për tema në lidhje me biznesin dhe të ardhmen e kompanive shqiptare në Maqedoni.
Gorçaj i Mega AutoParts ka treguar se pandemia globale Covid-19 e ka dëmtuar lehtë biznesin e tij por tanimë, sipas tij, ka përmirësim.
“Suksesi i kompanisë tonë është rezultat i një pune 28 vjeçare” thotë mes tjerash Gorçaj, i pyetur se si kanë arritur sukses kaq të madh duke u renditur në top 100-shin e kompanive sipas OEMVP-së, për mbi shtatë vite.
“Aftësia e komunikmit me partnerët, korrektësia dhe saktësia në bashkëpunim, dhe kujdesi ndaj punëtorët” janë tre përvojat që i ndanë Gorçaj me lexuesit.
Bizneset shqiptare në Maqedoni janë duke përparuar. Por, sipas tij, bizneset shqiptare duhet të ndjek teknologjinë dhe të kërkojë përmirësimin e klimës për biznes nga shteti. Qasja profesionale në biznes është diçka tjetër që ai e cek si nevojë për përmirësim, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Investimi në TI, hapja e pikave të reja të shitjes dhe zgjerimi në vendet e rajonit” janë planet e Mega AutoParts për pesë vitet e ardhshme.
“Punë, guximshëri dhe durim së bashku me inovacionin” janë këshillat e menaxherit të Mega AutoParts, Agim Gorxhaj.