Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Dy milionë euro nga IPARD fondet për mbështetjen e prodhuesve

Dy milionë euro nga IPARD fondet për mbështetjen e prodhuesve

Bëhet fjalë për furnizimin e traktorëve për prodhimtarinë primare, si dhe pajisje për përpunim. Shfrytëzuesit e mbështetjes janë të gjithë personat fizik dhe juridik të regjistruar në regjistrin e ekonomive bujqësore.

               Kjo është vazhdimësi e masave qeveritare për avancimin e bujqësisë përmes vendosjes së pajisjes dhe mekanizimit të ri të verës së paketuar për eksport, perimeve të përpunuara për eksport në ambalazh qelqi dhe të orizit për eksport në paketim – thotë Toni Dimovski, drejtor i Agjencisë pagesore.

Në pajtim me thirrjen publike, kompanitë që e plasojnë verën jashtë Maqedonisë do të fitojnë mjete për mbulimin e 20 për qind të shpenzimeve për etiketa, blerjen e shisheve, tapave dhe PVC-mbulesave ose maksimum gjashtë denarë për shishe, ndërsa përpunuesit e perimeve dhe pemëve deri në dy denarë për kavanoz, për furnizim të kavanozave, kapakëve prej metali dhe etiketave.

Zëvendës-ministri i Bujqësisë Zoran Konjanovski, theksoi se të gjithë përpunuesit që sivjet kanë realizuar eksport më shumë se sa vitin e kaluar do të shfrytëzojnë mbështetje të madhe, deri në katër denarë për kavanoz.

2