Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP pret në takim përfaqësues të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore – diskutohen projektet kapitale infrastrukturore

OEMVP pret në takim përfaqësues të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore – diskutohen projektet kapitale infrastrukturore

OEMVP pret në takim përfaqësues të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore – diskutohen projektet kapitale infrastrukturore

Sot në hapsirat e OEMVP-së u pritën përfaqësues të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore ndër të cilët ishte edhe Drejtori i saj z. Ejup Rustemi, ku u pritën nga Kryetari i OEMVP-së z. Nebi Hoxha dhe përfaqësues të tjerë të lartë të Odës.
Në këtë takim u diskutuan tema të rëndësishme strategjike për zhvillim ekonomik të vendit që kanë të bëjnë me infrastrukturë, ndër të cilat ishin edhe Korridori 8 pan-Evropian, autostrada Shkup – Bllacë, infrastruktura rrugore Pollogut në drejtim të pikës kufitare me R. e Kosovës, Jazhincë, si dhe shumë çështje tjera të karakterit të infrastrukturës dhe veprimtarisë të cilin ky institucion e kryen.
OEMVP gjithmonë do të përfaqësojë interesat e bizneseve si dhe do të kontribuon në krijimin e mjedisit të përshtatshëm të të bërit biznes.

2