Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore edhe këtë vit vazhdon të organizojë panairin tradicional për promovimin e prodhimeve vendore. Përfaqësues të kompanive të ndryshme e vlerësuan si shumë të rëndësishëm panairin e tillë dhe kanë apeluar tek qytetarët që të konsumojnë produktet vendore, pasi që, sipas tyre, duke konsumuar prodhimet vendore forcohet edhe ekonomia.
Edhe qytetarët panairin e produkteve vendore e kanë mirëpritur dhe e kanë quajtur si shumë të qëlluar dhe e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm mbështetjen për kompanitë vendore në plasimin e produkteve të tyre, duke thënë se pa ekonomi të fortë nuk mundë të ketë as shoqëri të zhvilluar.
Në këtë panair do të ekspozohen kryesisht prodhime vendore dhe Ne e konsiderojmë një mundësi shumë te mirë për prezantimin e prodhimeve të kompanive tona anëtare. Qëllimi i këtij panairi është që t`u ofrohet mundësia bizneseve të rrisin pjesëmarrjen e tyre në treg si dhe te bëjë që konsumatorët të njihen me produktet e reja dhe ato ekzistuese.
Panairi këtë vit u organizua në Çarshinë e Vjetër të Shkupit – sheshi Skenderbeu prej datës 08 Nëntor 2013 (E premte) dhe do të zgjasë deri më 09 Nëntor 2013 (E shtunë).
Aktiviteti është me qëllim humanitar, mjetet që do të përfitohen nga ky panair do të destinohen për qëllime humanitare, respektivisht në fondacionet e ndryshme arsimore që ofrojnë bursa studentore.
Në këtë manifestim fjalë përshëndetëse kishte edhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore i cili tha se OEMVP gjithmone ka qene e dedikuar ne nxitjen per shfrytezimin e prodhimeve vendore dhe se synojmë që këtë panair ta bëjmë një traditë dhe që me kalimin e viteve të mbledhë gjithnjë e më shumë ekspozues, kumtesa dhe vizitorë. Panairi mbledh të gjithë faktorët që kanë interes në fushën e prodhimtarise dhe fal këtij aktiviteti mund të njihen me njeri tjetrin, të shkëmbejnë përvoja, të mësojnë për mundësi të reja si dhe të lidhin mes njeri tjetrit bashkëpunime të frytshme për të ardhmen.
Gjithashtu, në hapjen solemne u drejtua edhe kryetari i Komunës së Çairit z. Izet Mexhiti, i cili në fjalimin e tij falemenderoi Oden Ekonomike te Maqedonise Veri-Perendimore qe per organizimin e ketij panairi zgjodhi pikerisht komunen e Cairit dhe siguroi qe bashkepunimi dhe perkrahja nga ana e komunes se Cairit do te vazhdoje edhe ne te ardhmen.
Fotografi nga hapja solemne:



