Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore z.Menderes Kuçi, sot priti në takim zonjën Anne Defourny, Konsule ekonomike dhe komerciale në Ambasadën e Belgjikës.
Takimi u realizua me kërkesë të përfaqësueses belge, kurse qëllimi ishte të njihej me aktivitetin e OEMVP-së, si edhe të shqyrtohen mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes kompanive belge dhe kompanive anëtare të OEMVP-së.
Kryetari Kuçi e informoi znj. Anne Defourny për rolin e odës në organizimin e biznesit, si edhe për strukturën e kompanive anëtare të OEMVP-së, duke vënë theks të veçantë që si Odë jemi të hapur për të gjithë kompanitë e interesuara të cilat dëshirojnë të jenë pjesë e OEMVP-së pa dallim.
Poashtu, kryetari prezantoi edhe grupacionet e ndryshme të cilat funksionojnë brenda OEMVP-së. Konsulja nga ambasada belge shprehu interesin e veçantë për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjelltë, me ç’rast në të ardhmen parashihen edhe realizim të takimeve të përbashkëta ndërmjet komunitetit të biznesit të të dyja vendeve.



