Takim lamtumirës me Ambasadorin e Shqipërisë, Arben Çejku

  Sot në hapsirat e Odës Ekonomike  të Maqedonisë  Veri-Perëndimore u realizua  takim lamtumirës në mes kryesisë  së ngushtë të OEMVP-së dhe Ambasadorit të Shqipërisë, Shkëlqësisës së tij Arben Çejku, takimi u realizua në prani të mediave.

  Kryetari i Odës Ekonomike  të Maqedonisë  Veri-Perëndimore z-ri.Menderes Kuçi tha se, kontaktin me ambasadën e  kemi patur  si  urë lidhëse për ekonominë dhe bashkëpunimin në mes dy shteteve.

  Ambasadori Çejku theksoi se takimin me OEMVP-në është takimi i parë lamtumirës, pas të cilit  planifikon  edhe sërë takimesh me institucione të tjera.

  “Jamë krenar që gjatë mandatit tim aritëm të bëjmë  finalizimin e  disa marëveshjeve si që janë: ajo  e lëvizjes së lirë dhe njohja e  patentave të shoferëve” -tha ambasadori Çejku, i cili ndër të tjera ceku se  gjatë gjithë kohës kam bërë promovimin e  diplomacisë ekonomike dhe ky projekt ju sigurojë që do të vazhdoj edhe më tej.

  Ambasadori  falemenderoi  afaristët anëtarë të OEMVP-së  për  bashkëpunimin e deritanishëm me  shpresë që  të vazhdojë  edhe në të ardhmen.


  Falemenderim të  veçantë  shprehi për turistët  nga Maqedonia, numri i të cilëve rritet  dita  ditës  dhe  kjo bën që kthehet  turizmi në një branshë të rëndësishme të zhvillimit të ekonomisë dhe siguroi që në ardhmen të dy shtetet të përgadisin një udhëzues të përbashkët  dhe këtë  do ta paraqesim si storje të suksesit.

  Takimi përfundoi me pyetje dhe përgjigje  nga  gazetarët të cilët e  ndoqën takimin.

Comments are closed.