Operatori i autorizuar ekonomik

Përfaqësues të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në krye me drejtorin z. Gjoko Tanasoski, para kompanive anëtare të OEMVP, realizuan prezantim dhe diskutuan rreth çështjeve të оperatorit të autorizuar ekonomik.

Që dogana në shtet të funksionon ashtu siç duhet, gjithmonë duhet të ketë koordinim mes doganës dhe komunitetit afarist.

Statusi i operatorit të autorizuar ekonomik është një markë e njohur ndërkombëtarisht e cilësisë, që tregon se operatorët ekonomik në Republikën e Maqedonisë së Veriut (prodhuesit, eksportuesit, importuesit, dërguesit, transportuesit) në zinxhirin e furnizimit ndërkombëtar janë të mbrojtur dhe të sigurtë dhe kontrollet dhe procedurat e tyre doganore janë efikase dhe të harmonizuara.

Përvetësimi i statusit të operatorit ekonomik të autorizuar është çertifikim i kompanisë, si një partner i besueshëm dhe i sigurt i Drejtorisë Doganore dhe një partner i besueshëm dhe i sigurt në zinxhirin e furnizimit ndërkombëtar dhe rajonal. Sapo të bëheni OAE, do të njiheni si një partner i besueshëm biznesi.