Regional B2B Event

18.09.2019, Shkup – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në partneritet me Odën e Afarizmit të Kosovës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, këtë vit organizuan për herë të parë ngjarjen rajonale B2B. Ideja e kësaj ngjarjeje ishte që të ketë B2B takime mes kompanive rajonale, përfshirë ato nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë. Kompanitë dominuese në ngjarje ishin pjesë e tre sektorëve: ndërtimtari dhe materiale ndërtimore, prodhim ushqimor dhe tregti me pakicë. Kjo ngjarje u mbështet edhe nga Projekti USAID për zhvillimin e ekosistemit afarist.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, fjalë përshëndetëse kishin Kryetari i OEMVP, z. Nebi Hoxha, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, Ministri i Ekonomisë së RMV, z. Kreshnik Bekteshi, përfaqësuesi i zyrës së USAID në Maqedoninë e Veriut z. Erik Janowsky.

Në ngjarje përveç takimeve B2B mes kompanive, u organizua edhe Forum Ekonomik, i ndarë në dy panele me tema: “Lehtësimi i tregtisë përmes bashkëpunimit institucional ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë” dhe “Mundësitë e bashkëpunimit, investimeve dhe qasjet e përbashkëta në tregjet rajonale dhe me gjerë”.

“Rritja e konkurrueshmërisë dhe jetëgjatësia e një kompanie në masë të madhe varet nga rrjetëzimi që ajo kompani ka krijuar. OEMVP, me rrjetin e krijuar, ka parakushte të shkëlqyera që të udhëheq rajonalizimin e ndërmarrjeve nga Maqedonia e Veriut. Në këtë drejtim, fokusi duhet të jetë në krijimin e mundësive për zgjerimin e tregjeve të kompanive në tregjet rajonale” – theksoi Kryetari i OEMVP z. Nebi Hoxha.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet programeve të USAID, ka mbështetur zhvillimin e sektorit privat në kët vend për 25 vite. Gjatë kësaj periudhe, mbështetja jonë është zhvilluar duke u zhvilluar partnerët dhe duke u bërë më të qëndrueshëm. Gjatë këtyre viteve, ne kemi krijuar lidhje partneriteti me organizatat lokale dhe institucionet nacionale që të punojnë sëbashku në realizimin e qëllimeve të përbashkëta. Unë jam shumë krenar që shoh Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore që po merr rolin udhëheqës për lihjen e bizneseve lokale me blerës të huaj si dhe forcimin e lidhjeve me tregjet rajonale. Ne në USAID presim që oranizatat lokale dhe institucionet të marrin rolin udhëheqës në ndërmarrjen e iniciativave për zhvillim të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut” – potencoi Erik janovski, drejtori i zyrës së USAID në Maqedoninë Veriore.

Qëllimet e kësaj ngjarjeje të madhe rajonale ishin: njohtimi i bizneseve rajonale mes veti, mundësi e mirë për tu promovuar produktet dhe shërbimet e kompanive, mundësi për bashkëpunim mes kompanive në sektorët më të rëndësishëm; hapje e mundësive të reja në të tre tregjet që do të mund të zgjerohen edhe në nivel evropian si dhe bashkëpunime të reja rajonale.

Projekti USAID për zhvillimin e ekosistemit afarist, që ka filluar që nga viti 2017, është duke punuar në mënyrë aktive në rritjen e produktivitetit, të ardhurave dhe vendeve të reja të punës në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) duke ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm të biznesit. Qëllimet e këtij projekti janë: të përmirësohen shërbimet që ofrohen nga OEMVP ndaj biznesit; të përmirësohet qasja e kompanive ndaj burimeve të financimit dhe rritje të investimeve nga kompanitë kryesuese për të përmirësuar zinxhirin e furnizimeve dhe zhvillimin e fuqisë punëtore.