Një delegacion i udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe zyrtarë të Projektit – Përforcimi i tregut të punës (Increasing Market Employability), vizitoi kompanitë anëtare të sektorit të ndërtimtarisë: PoFix, Renova, Mikeli, Zgjimi Company dhe Libertas Kompany.
Temë diskutimi ishte funksionimi i kompanive, investimet dhe sfidat që ata hasin. Me ç’rast Drejtori Ekzekutiv shprehi gatishmërinë e Odës për të artikuluar dhe sistemuar kërkesat e tyre me qëllim të tejkalimit të të njëjtave. Po ashtu në këto takime çdo përfaqësuesi të kompanive ju prezantua koncepti dhe komponentët e projektit për “Përforcimin e tregut të punës “ dhe mundësitë që ofron i njëjti për kompanitë anëtare. Takimet u zhvilluan në një frymë shumë miqësore dhe në frymë konstruktive.
Në të ardhmen do të intensifikohen këto takime me ç’rast do të konkretizohen aspektet praktike të projektit. OEMVP, ngel e përkushtuar në orientimin e saj për të shërbyer anëtarsinë dhe zhvillimin ekonomik në vend.



