Promovimi i projektit: “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Fondacioni DAUTI, më datë 11 Shkurt 2016 (E enjte), në orën 11:00 do të mbajnë një konferencë për shtyp në hapësirat e Odës Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore.
Qëllimi i kësaj konference për shtyp është promovimi i projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”.
Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian dhe do të implementohet nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore në partneritet me Fondacionin Dauti.
Në konferencën për shtyp do të marrin pjesë përfaqësues zyrtar të OEMVP-së, Fondacionit Dauti, anëtarë të OEMVP-së nga sektori i biznesit, përfaqësues të OJQ-ve e tjera.
Comments are closed.