Info-sesion për prezantim të instrumentit të IPARD

Në kuadër të aktiviteteve sipas planit vjetor të OEMVP-së, sot u organizua info-sesion online për prezantim të instrumentit IPARD para kompanive anëtare të Odës. OEMVP ju ndihmon anëtarëve të saja që të marrin vendime bazuar në analiza të bëra paraprakisht, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i humbjes së padëshiruar të fondeve, duke ofruar njëkohësisht një shërbim cilësor në fushën e financave, përgatitja e planeve afariste dhe strategjike, përgaditja e dokumentacionit të nevojshëm për aplikim në programin IPARD si dhe qasje në fonde. Ky info-sesion u realizua në bashkëpunim me kompaninë anëtare të Odës, Business Ten Solution.