Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP realizoi takim me USSH

OEMVP realizoi takim me USSH

  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, si rrjedhë e bashkëpunimit të saj me institucionet arsimore në vend, sot realizoi edhe një takim me delegacionin e Unionit Studentor Shqiptar të udhëhequr nga kryetari Daim Luqi.

  Delegacionin e priti drejtori ekzekutiv i OEMVP -së z.Arben Halili. Gjatë takimit palët u informuan me vizonin dhe fushëveprimet e të dy institucioneve. Të dy palët shprehën gatishmëri për një bashkëpunim konkret në të ardhmen në interes të përbashkët në përputhje me pikat e përbashkëta programore të USSH -së dhe OEMVP -së

  Palët do të bashkëpunojnë edhe në fushën e programës studimore të integruar me praktikën në bizneset anëtare të OEMVP-së, duke u mundësuar studentëve edhe realizimin e punës praktike në kompanitë tona anëtare, si dhe OEMVP prezantoi të gjitha aktivitetet e saja të planifikuara për vitin 2014