Info sesion – Instrumentet për kofinancim të granteve për komercijalizim të inovacioneve

18 Prill 2019 – Fondacioni për përkrahjen e ndërmarrjeve – ESA Tetovë dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perendimore në bashkëpunim me Fondin për Inovacione dhe zhvillim teknologjik, organizuan  prezentim në lidhje me Instrumentin për kofinancim të granteve për komercijalizim të inovacioneve. Pjesëmarrës në këtë prezantim ishin ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, drejtori I FIZHT, Jovan Despotovski si dhe kompani anëtare të OEMVP.

Ministri Bektesi theksoi se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë drejtues të rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe në krijimin e vendeve të punës produktive dhe të qëndrueshme.

“Me këtë mbështetje, ne duam të rrisim konkurrueshmërinë e kompanive të vogla dhe të mesme në mënyrë që ata të mund të bashkëpunojnë me kompani të tjera nga vendi dhe jashtë vendit, gjegjësisht të jenë të orientuara kah eksporti. Qëllimi përfundimtar i të gjithë procesit është zhvillimi i shoqërisë. Zhvillimi i NVM-ve në një afat të gjatë çon në forcimin e ekonomisë së përgjithshme “, tha ministri Bektesi.

Drejtori i FITR Jovan Despotovski theksoi se FITR do të vazhdojë të ofrojë kompani vendase mbështetje të lirë këshillimore dhe ndihmë teknike.

“Fondi është institucion i hapur shtetëror. Ne përpiqemi t’i sjellim programet, mundësitë dhe kriteret më afër të gjitha kompanive në të gjitha rajonet. Ne kemi filluar një proces të qasjes së decentralizuar në informacion, shërbime këshillimore dhe ndihmë teknike. Tetova është një nga tre qendrat e para urbane që marrin pjesë në këtë proces. Fakti që në këto tre javë të shpalljes së thirrjes kemi rreth 1000 aplikime, që na motivon  të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin ritëm. Kjo njëkohësisht është shenjë e besimit të kompanive në institucion dhe mënyrës se si punojmë.”

Shuma e përgjithshme e mjeteve të parapara për këtë instrument është 5.000.000 euro, nga të cilat 3.000.000 euro sigurohen nga shteti, ndërsa 2.000.000 euro sigurohen nga Banka botërore.

Proektet të cilat mbështeten me këtë instrument janë: aktivitetet për hulumtim dhe zhvillim, aktivitete për testime, aktivitete lidhur me mbrojtjen e pronësisë intelektuale, dizajne, zhvillim të linjave të pilotëve, aktivitete lidhur me sigurimin e cilësisë, aktivitete të marketingut dhe shitjes.

Thirrja për aplikim në këtë projekt është nga 30.03.2019 deri më 15.05.2019. Qeveria stimulon të gjithë të cilët i plotësojnë kushtet e parapara të aplikojnë që të zhvillojnë ekonominë e vendit në tërësi.

Comments are closed.