Me rastin e vizitës së delegacionit të biznesit nga Turqia, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore organizon Biznes Forum në Holiday Inn në Shkup më datë 15 Prill 2014 (E martë) me fillim në ora 11:00, me ç’rast do të realizohen edhe B2B takime në mes biznesmenëve të ardhur nga Turqia dhe atyre vendas.
Biznes Forum do të mbahet edhe në qytetin e Tetovës më date 16 Prill 2014 (E Mërkurë) në hotel Liraku me fillim në ora 11:00.
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në këtë Biznes Forum në e-mail info@oemvp.org deri më 11 Prill 2014 (E premte).



