Takimi u mbajt më 10 Prill 2014 në hapësirat e kompanisë Tempo Profili 99 në Shkup, ku ishin prezent kompani nga rajoni i Shkupit, anëtare të OEMVP-së, por edhe ato të cilat shprehën gatishmëri për anëtarësim.
Takimin e hapi kryetari i Odës, z. Menderes Kuçi, i cili theksoi rëndësinë e anëtarëve tanë të cilët mundësuan që OEMVP-ja të jetë faktorë relevant dhe me ndikim në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon. Prezantimin e rezultateve për vitin 2013 dhe planeve për vitin 2014 të OEMVP-së e bëri drejtori ekzekutiv, z. Arben Halili.
Gjithashtu, u diskutua rreth problemeve të ndryshme që hasin kompanitë tona gjatë realizimit të biznesit të tyre, duke shkëmbyer përvoja dhe sugjerime për zgjedhjen e tyre. Drejtori i OEMVP-së, informoi mbi punën, arritjet dhe planet e mëtejme të kësaj ode, duke shtuar se OEMVP është shëndërruar në partner të barabartë i odave ekonomike në Maqedoni dhe më gjërë. Sipas tij, OEMVP në periudhën e ardhshme planifikon projekte edhe më të gjëra, duke zgjeruar fushat e promocionit, zgjerimin e debatit me institucionet qeveritare dhe institucione tjera.
Si pika tjera diskutimi ishin edhe shërbimet për realizim të furnizimeve publike, studimi për konkurencë dhe prezantimi i ofertës për bizneset nga ana e ProCredit bankës.



