Të përmirsojmë rregullativën ligjore dhe politikat që të mundësojmë më shumë donacione. 

Në kuadër të projektit të USAID “Parteneritet për donacione” që implementohet nga shoqata Konekt në partneritet me OEMVP u organizua panel disktim me temë: Rregullativa ligjore si nxitëse e filantropisë.

Qëllimi i takimit ishte që përmes dialogut të arrihet deri tek zgjedhjet më të mira për përmirësimin e rregullativës ligjore dhe procedurat për të mundësuar më shumë donacione.

Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, z. Drilon Iseni theksoi se Oda përmes projektit, ka për qëllim të krijojë infrastrukturë që do t’ju mundësojë kompanive qasje strategjike dhe përmes donacioneve të tyre inkorporim të vlerave të reja në shoqërinë ku veprojnë.