OEMVP pjesëmarrëse në panel debatën për Tarifat parafiskale
Sot kryetari i OEMVP-së z.Nebi Hoxha, ishte panalist në diskutimin e problematikës: Tarifat parafiskale-Çfarë barre parqesin për sektorin e biznesit?, e organizuar nga Finance Think, Institucioni për hulumtime ekonomike dhe politike.
Qëllimi i analizës në të cilën u diskutua sot ishte për tu parë madhësia dhe ndikimi i tarifave parafiskale në bizneset e vogla dhe të mesme në vendin tonë. Kjo analizë si konkluzion solli faktin se këto tarifa parafiskale paraqesin problem të madh për biznes sektorin, barrë më e madhe paraqitet edhe aplikimi, pritja, mbledhja, korigjimi etj i dokumentacionit përkatës për to, siç mund të jenë: licencat, lejet, çertifikatat etj.
Qëllimi i krejt këtij diskutimi ishte pikërisht sesi të gjendet mënyra për t’i racionalizuar tarifat parafiskale.
OEMVP në strategjinë e saj parasheh kujdesin për anëtarët dhe kjo problematikë paraqet shqetësim për të cilin mundohet të gjej lehtësime.