OEMVP zgjeron bashkëpunimin global

Në hapësirat e OEMVP-së u mirëprit delegacion nga Kina, nga Byroja Komunale për Tregti nga Pekini. Qëllimi i takimit ishte mundësitë e bashkëpunimit si dhe zgjerim i kompanive anëtare të OEMVP-së përtej kufinjve rajonal. Poashtu, u prezantua dhe misioni dhe vizioni i Odës, grupacionet e saja si dhe strategjia e saj e cila parasheh promovimin i sipërmarrësisë si dhe rajonalizimit ose internacionalizimit të bizneseve.

Poashtu, u prezantua edhe Panairi Ndërkombëtar për tregti dhe shërbime, i cili këtë vit mbahet në Kinë nga data 28.05-01.06.2020 dhe paraqet një mundësi shumë të mirë që kompanitë anëtare të OEMVP-së të zgjerohen në tregje globale.

Në këtë takim, Drejtori Ekzekutiv i OEMVP-së, z. Drilon Iseni, nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me z. Sun Yao – Zëvendës Drejtor të Zyrës së Bordit Organizativ të Panairit Ndërkombëtar për tregti me shërbime.