OEMVP – sjell strategji të re katër vjeçare!

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore përpiloi strategjinë e re të punës për periudhën kohore 2020-2023 ku u përcaktuan pikat strategjike mbi të cilat do të referohet puna e Odës në katër vitet e ardhshme. Punëtoria për përpilimin e strategjisë u realizua në hapësirat e Banjave të Dibrës-CAPA.

Pjesë e puntorisë ishin anëtarët e Këshillit Drejtues, përfaqësues të kompanive anëtare, Kryetari i Odës Nebi Hoxha, Kryetari i Nderit Xhemail Dauti dhe kryetari i Kuvendit Menderez Kuqi.

OEMVP bën organizimin, mbrojtjen dhe krijimit të bashkimit mes kompanive.