OEMVP mban Kuvendin vjetor

21.10.2020, Shkup – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në hotel New Star mbajti Kuvendin Vjetor.  Hapjen e Kuvendit e bëri Kryetari i Kuvendit z.Menderes Kuçi, ndërsa të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i OEMVP-së z. Nebi Hoxha.

Në këtë Kuvend u realizuan ndryshime statutare, ku parashikohet mundësia për realizimin e Kuvendeve online, gjë e cila do të ndikojë në rritjen e efikasitetit në punë  të organeve të Odës gjatë periudhës së pandemisë, duke ndjekur gjithmonë trendet bashkëkohore.

Në këtë Kuvend u zgjodhën strukturat e reja udhëheqëse për mandatin e ardhshëm, ku për herë të parë në strukturat e OEMVP-së përveç nënkryetarëve të ri z.Salim Hasani nga kompania Moding, z.Ejup Abdullai nga kompania Fluidi-M, z.Arsim Papraniku nga kompania Neptun, bëhet pjesë edhe znj.Vlora Ademi, përfaqësuese e Grupacionit të Grave Afariste në OEMVP nga kompania Digicube. OEMVP përkrah afaristët e të gjithë vendit, me theks të veçantë grate afariste si dhe sipërmarrësit e rinj.

OEMVP si institucion është themeluar për të përkrahur dhe për të qenë në shërbim të sektortit të biznesit duke e bazuar punën në misionin dhe vizionin vet.

OEMVP bën organizimin, avancimin, mbrojtjen e interesave dhe promovimin e bizneseve në vend dhe jashtë, përkrah sfidave të konkurrencës globale, duke synuar që të bëhet organizatë lider në përfaqësimin e interesave të bizneseve si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillim.